www.revistabora.com

Biznesmeni Astrit Salihu pjesë e projektit filmik ‘Dashuria s’mjafton’

0 131

“Dashuria s’mjafton” me regji e skenar të Drilon Hoxhës, i sjellë si një film aksion i ndërthurur me dramën dhe intrigën. Dashuria nuk është e mjaftueshme për të arritur synimet e vendosura dhe shihet si pengesë, e të duhet të bësh pakt me botën e krimit dhe shpesh të sakrifikosh shokët e familjen për ambicien. E vetmja vlerë qe i ka mbetur qenies njerëzore po venitet me kalimin e kohës e po zëvendësohet nga inatet e hakmarrja. Si pjesë e këtij projekti filmik është edhe biznesmeni i njohur kosovarë Astrit Salihu i cili vjen në këtë film si një mbështetës i fuqishëm por edhe si figurant. Ndërkohë që drejton një nga kompanitë më të fuqishme atje ‘Atdheu’ që bën bartjen e funeraleve në mbarë vendet europiane, ndërkohë që inkuadrimi në këtë film ka ardhur si një sfidë e re për të. Filmi ilustron një të ri i cili rifiton lirinë por nuk i ndahet asaj rruge i komanduar dhe i iluminuar nga një profesor i vjetër i cili jep keshilla dhe komandon nga burgu. Peripecitë dhe ligji i mbijetesës vjen instiktivisht nga nevoja e vetëmbrojtjes. Një film që na bën të dashurojmë më shumë njerëzit, botën, natyrën e të respektojmë më shumë jetën.

Get real time updates directly on you device, subscribe now.

Mund të ju pëlqejn

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy