Ylli i njohur televiziv Kim Kardashian, u bë e njohur për provokimet e njëpasnjëshme me të cilat edhe bëri emër në botën e showbizit, shkruan Kosovarja.
Në veçanti, imazhet e fundit ishin tejet eksplicite, aq sa shtypi rozë me doemos detyrohej t’i censuronte zonët e saj intime, diçka që rrallë ose fare nuk ndodhë me yjet e tjerë të famshëm.
Por, një gjë që bukuroshja praktikon, po del të jetë bartja e kryqit si simbol fetar dhe këtë keni rastin ta shihni vetëm kur Kim vishet. Fotot e publikuara së fundi nga një event, shfaqin pamjen e saj bombastike si përherë, por vëmendje marrin kryqet si pjesë e fustanit elegant, si dhe bizhuja e zgjedhur me po të njëjtin simbol, për t’iu përshtatur me veshjen.