www.revistabora.com

Kim Kardashian e zë vala e momentit: Bën ndryshimin drastik në flokë

0 148

Duhet të jetë ndonjë planet në prapavijë a në ndonjë kënd të çuditshëm sepse plot njerëz po ndjejnë nevojën të bëjnë ndryshime drastike në pamje, veçanërisht në flokë.

Pas DeaMishel dhe Mozzikut, e radhës është Kim Kardashian me një prerje shkurt.

Kim u fotografua në Los Angeles me flokë të prerë drejt në gjatësi poshtë mjekrës. Dhe nëse dyshoni se është paruke, Chris Appleton, ai që kujdeset për flokët e Kim dhe jo vetëm, konfirmon me një postim në Instagram se i ka prerë vërtet.

Kohët e fundit, 38-vjeçarja i ka mbajtur flokët e gjatë deri në fund të kurrizit lëshuar e me onde të lirshme.

Fakt rastësor: Kim i preu flokët ekzaktësisht kështu verën e kaluar dhe u pendua momente më pas sepse i mungonin flokët e gjatë. Të ndjejmë Kim, të ndjejmë.




Kim Kardashian e zë vala e momentit: Bën ndryshimin drastik në flokë 6ed5d4ee a5cd 485e 9cce f3afd3dca999
Mund të ju pëlqejn

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More