www.revistabora.com

‘Make up’ artisti i Ariana Grande ‘fut’ në luftë grimerin serb me dizajnerin kosovar dhe Morena Tarakun

0 26

Artisti i grimit, Samueli, i cili grimon edhe Ariana Grande, ka qëndruar në Kosovë.

Këtu, ai ka punuar me dizajnerin Uron Esatin dhe në faqen e tij në Instagram ka publikuar një fotografi të dizajnerit, shkruan Syri Kosova.

Samueli në imazh futi edhe lokacionin e shtetit të Kosovës “Kosovo”.

E kjo foto e ky lokacionet të bëhen ‘mollë sherri’ që një parukier serb të komentojë në foto duke thënë “Mirë se erdhe në Serbi”, me pretendimin se ‘Kosova është Serbi’.

Komenti i tij më pas ka shkaktuar pakënaqësi te dizajneri Esati, i cili iu kundërpërgjigj duke thënë se Kosova është shtet në vete.

Në këtë ‘luftë’ u përfshi edhe Morena Taraku, e cila ia bëri me dije grimerit serb se Kosova është shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë.

Mund të ju pëlqejn

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More