www.revistabora.com

Ngjashmëria me “Xhesurin”, Ledion Zoi: Jam aktor më i mirë se Kivanç Tatlitug

0 17

Shumë e kanë krahasuar me aktorin e famshëm të serialeve turke Kivanç Tatlitug , por ai mendon se është aktor shumë më i mirë. Këtë e ka pohuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, Ledion Zoi, i cili ishte ftuar për të folur për shfaqjen më të fundit ku është prortagonist “Këmbëzbathur në park”, një komedi amerikane që tregon vështirësitë e një çifti të sapomartuar ku Zoi është protagonist së bashku me Anila Ballën. I pyetur se si ndihet kur e krahasojnë me “Xhesurin” Zoi tha se Kivanç Tatlitug, mund të jetë më i famshëm, por jo më i aftë profesionalisht se ai.

Profesionalisht nuk është se ndihem mirë. Do më pëlqente më shumë ti ngjaja Robert Redford sesa Kivanç Tatlitug. Kivanç është një aktor shumë i bukur, është shumë i famshëm, por unë besoj se jam më i mirë se ai si aktor.Do më pëlqente të luaja telenovela nëse do të kisha bërë 2 role shumë të mirë në filma.

Ledion Zoi, aktor

Ngjashmëria me “Xhesurin”, Ledion Zoi: Jam aktor më i mirë se Kivanç Tatlitug 5c387cf2ca52eRREZE 20DIELLI 20DIREKT 20NE 20STUDIO 202019
Aktori turk Kivanç Tatlitug dhe ai shqiptar Ledion Zoi

Ndërkaq , i pyetur se çfarë mendon për telenovelat turke që kanë mbërthyer publikun shqiptar, ai u shpreh se ato janë thjesht për konsum.

Ka njerëz që venë në palestër 1 herë në 3 ditë, ka njerëz që venë në palestër çdo ditë. Të vesh një herë në 3 ditë kjo do të thotë që ti merresh më shumë me muskujt, merr masë, i dedikohesh më shumë muskujve. Nëse shkon çdo ditë, shkon për të hequr. Telenovelat janë një gjë që jepen çdo ditë, pra është një gjë për tu hequr, konsum.

Ledion Zoi, aktor

“Këmbëzbathur në Park” vjen për herë të parë si premierë për publikun shqiptar nën regjinë e Lorin Terezit. Bëhet fjalë për një komedi që rrëfen jetën e një çifti të sapomartuar. Kori dhe Pol vihen përballë një beqari 60-vjeçar, komshi me çiftin, si edhe mamasë së Korit, e mbyllur në rutinën e saj. Dy të rinjtë në qendër të dramaturgjisë, kollaj të identifikueshëm në realitetin shqiptar, luftojnë ndërmjet pritshmërive të jashtëzakonshme të tyre mbi jetën dhe realitetit rutinor dhe ekzistencial. Pjesë e kastit janë edhe aktorët e mirënjohur Ermira Gjata dhe Ardian Cerga.




Ngjashmëria me “Xhesurin”, Ledion Zoi: Jam aktor më i mirë se Kivanç Tatlitug
Ngjashmëria me “Xhesurin”, Ledion Zoi: Jam aktor më i mirë se Kivanç Tatlitug 56586003 2221460261244566 2511235633867915264 n
Ngjashmëria me “Xhesurin”, Ledion Zoi: Jam aktor më i mirë se Kivanç Tatlitug
Mund të ju pëlqejn

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More